Home OPIONIONE Sukses apo……

Sukses apo……

196
0
SHARE

Nga Muhamed Xhemaili

Një vit me plot peripeci,me shumë vuajtje e pak suksese.Shumë ngjarje.Disa mbahen në mend e disa të tjera jo.Për t’i kujtuar ato është e udhës që ne fund të vitit të mbajmë një konferencë për media.Plot gazetarë,kamera,fotoreporter.
Me krenarinë më të madhe kujtojmë të “arriturat”.Vërtetë krenari e madhe!!!!
Aty ku investuan pak sa për sy të popullit bëhet e madhe siç thotë populli”mizën e bëjnë buall”.Ndërkaq kur është fjala te dështimet fajin menjëher e hudhin diku tjetër duke akuzuar të tjerët se janë shkaktarë kryesorë për pengimin e tyre.
Sido që të jetë prap janë krenarë për punen dhe angazhimin e tyre.
Një vit punë e suksesshme për ta.Ne popull një vit i dështuar.
Këto të “arritura”të tyre mundohen me çdo kusht t’i argumentojnë vetëm para kamerave televizive.Pyetjeve të gazetarve ku nuk ju pëlqen atyre nuk i përgjigjen fare duke u shtirur si nuk i ndëgjuan apo nuk i kuptuan.
Pra ata (gazetarët)pyesin për “lisa” këta përgjigjen për “fshisa”.
Një fjalë popullore thotë:”çka ka shpija tregon fëmija”që kuptojmë se përgjegjen e sakt e tregon populli.
Sa prej popullit të papunë?
Sa prej popullit pa kulm mbi kokë?
Sa prej popullit në varfëri ekstreme?
Ska asnjë përgjegje.
Këto janë të “arriturat”!!!
Ku mbeti përgjegjësia e tyre?
Ku mbeten zotimet e tyre?
Ku mbeten premtimet e tyre?
Harruan ata përgjegjsit e tyre që morën mbi supet e tyre.Me këtë rast dëshiroj të kujtoj një fjalë profetike te Profetit Muhammed a.s ku thotë:”Çdo njëri është përgjegjës për atë që i është dhënë në përgjegjësi”.
Mirpo nga punët e tyrekjo fjalë e urtë profetike as që është dëgjuar ndonjëher e lëre më të veprohet,ngase veprimet e tilla me apo pa dije janë në kundërshtim të plotë me parimet tona të pastra Islame por edhe kombëtare.
A thua vallë a mendojnë këta njerëz që llogaridhënia nuk përfundon vetëm në këtë botë,a mendojnë se ata do të japin llogari edhe para Zotit në botën tjetër!
Ua kujtoj se atje nuk do të kenë avokat mbrojtës,atje nuk do të ketë vlerë pasuria e tyre marramendëse e as pozita e tyre “intelektuale” e politike e tyre.Por ajo që do të jetë me vlerë është vepra e mirë dhe shfrytëzimi i pozites në mënyr sa më racionale.Vlerë do të ketë një zemër e bindur e e shëndoshë.Një vepër që do të kenë dobi të gjithë njerëzit e jo vetëm xhepat.
Sido që të jetë ajo që më bëri të shkruaj është që t’ua rikujtoj të gjithë njerëzve në pergjithësi e udhëheqësve tanë (fetarë e politik)në veçanti që drejtësis t’ia japin hakun.
Në shpirtrat dhe zemrat tona të dominojë sinqeriteti jo gënjeshtra.
Të dominojë harmonia jo xhelozia.
Të dominojë angazhimi jo përtacia.
Të dominojë fitimi i ndershëm jo korrupsioni e hajnia.
Të dominojë uniteti jo përçarja,dhe për fund le të dominojë drejtësia për të gjithë.