Home Aktuale Studenti nga Tërnoci bie nga ndërtesa në Tetovë

Studenti nga Tërnoci bie nga ndërtesa në Tetovë

103
0
SHARE

Një djalosh 21 vjeçar nga komuna e Bujanocit, student në Universitetin Shtetëror të Tetovës, është lënduar në rrethana ende të panjohura me ç`rast është dërguar në Klinikat e Shkupit për mjekim.

Sipas policisë së Tetovës të enjten rreth orës 19.00 në Klinikat e Shkupit është sjellë 21 vjeçari F.A nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit, student në Universitetin Shtetëror të Tetovës, i cili ka rënë në rrethana ende të panjohura dhe është lënduar në ndërtesën ku ka jetuar, në rrugën e Ilindenit, transmeton  ina

“Nga rënia ai ka marr lëndime në kokë dhe trup dhe menjëherë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, prej nga është transferuar në Klinikat e Shkupit si rast urgjent ku edhe është mbajtur për shërim. Ekipet e SPB-së në Tetovë dhe prokurori publik kanë dalë në vendngjarje dhe kanë bërë hetime, kanë biseduar me shokët e tij dhe fqinjët dhe janë marrë masa për zbardhjen e plotë të këtij rasti”, njofton Policia e Tetovës.