Home OPIONIONE Studentët nga Medvegja , Bujanoci dhe Presheva që studjojn në Universitete Publike...

Studentët nga Medvegja , Bujanoci dhe Presheva që studjojn në Universitete Publike të Shqipërisë dhe Kosovës të lirohen nga pagesa!

146
0
SHARE

Shkruan : Mr.Sc.Refik HASANI

Studentët nga këto tri komuna do të duhej të lirohen nga pagesa e semestrit , vitit dhe pagesa tjera , por edhe në akomodimin në konvikte dhe sigurimin e shujtave në menza të studentëve të këtyre universiteteve publike të jetë i rregulluar pa pagesë ose më një pagesë tepër të vogël simbolike . Kurse nëpër Universitete e kolegje private pagesa të jenë vetëm gjysma si në studime po ashtu edhe në konvikte dhe menza për ushqim .
Dihet mirëfilli që për shumë vite është aplikuar njëanshëm taksa kufitare për shqiptarët nga Medvegja , Bujanoci dhe Presheva që kan hyr në Kosovë – këto të hyra t’ju kthehen në njëfarë mënyre duke Ju ndihmuar në investime në kuadro nga ajo pjesë . Po ashtu edhe Shqipëria ka obligim moral , Kombëtar e Kushtetues , të ngrisin dhe mbrojn çështjen e shqiptarëve jashta kufijve administrativë të Shqipërisë . Prandaj , studentët që rexhistrohen nga tri komunat të lirohen fare nga pagesat për provime dhe semestër për Fakultete si për Studime .
– Themelore ,
– Në MASTER dhe
– Në DOKTORATURË dhe specializime tjera .
Universiteteve publike të dy shteteve shqiptare i bjen hise më së shumti të investojn jo vetëm në shkollimin dhe arsimimin e kuadrove të ksaj Krahine shqiptare por edhe në investime tjera . Studentëve nga këto Komuna duke ju mundësuar që sa më shumë të studijojn nëpër këto Univrsitete publike përveçë që do të ngriten në aspektin profesional shpenzimet do t’i ken më të pakta dhe po aqë me rëndësi do të punësohen në admnistratë pasi ende kemi mungesë të profileve në gjykatë, shëndetësi, Gjeodezi,Kadastër etj . Fryma shqiptare nuk mbrohet vetëm në Tiranë, Shkup e Prishtinë e gjetiu por edhe në çdo cepë të Komunës së Preshevës , Medvegjës dhe Bujanocit dhe hapsirave tjera etnike shqiptare prandaj lirim nga pagesa do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale .Në këto tri Komuna të gjitha bibliotekat që jan të nivelit të shkollave e qytetev të furnizohen dhe mbulohen nga buxhet e dy qverive . Duhet të ndihmohet edhe në arkivat Komunale dhe arkivën Qendrore në Beograd,ku ka të dhëna shumë të vlevshme jo vetëm për shqiptarët në këto tri komuna por nga e tër ish-hapsira e Jugosllavisë së dikurshme . Këto tri komuna kan nevoj për mbështetje financiare që të botohen libra e publikime që kan të bëjn me këto tri komuna , për mbështetjen e ndonjë gazete apo reviste javore . Gjithashtu ne kemi disa Ansamble dhe Shoqëri Kulturoro-Artistike që edhe këto do të duhej të mbështetën materialisht , sikurse edhe në investime në ruatjen e objekteve dhe monumenteve kulturoro-historike dhe vende të ndryshme të mirren ekspedita hulumtuese në Arkelologji e fusha tjera .

Presim që të fillojn një qasje e re që Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë të ndërrojn qëndrimin ndaj Krahinës së banuar me shumicë shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë admnistrimin e Serbisë .