Home Aktuale Studentët e Luginës mbeten pa zgjidhje

Studentët e Luginës mbeten pa zgjidhje

124
0
SHARE

Studentë të Luginës së Preshevës edhe dje janë përballur me probleme në vendkalimin kufitar Tabanoc, ku një student konfirmon se është kthyer nga pika kufitare, me arsyetimin se nuk ka vendqëndrimin e siguruar raporton INA.

Studentët shqiptarë të kësaj treve javëve të fundit po përballen me presionet e tilla në pikat kufitare dhe janë pranë ndërprerjes së studimeve të tyre. “Isha me familjen time dhe po hynim në Maqedoni. Në një moment një polic më pyeti se unë jam studentë dhe më pa rrobet dhe më kërkoi vendqëndrimin. Më ktheu prapa, por pas disa minutave arrita të futem në kolonën tjetër dhe mezi kaluam, sepse aty veprohet sipas tekeve të policëve, që disa kërkojnë vendqëndrim disa jo”, thekso A.D, studentë në UEJL.

Nga ana tjetër, studentëve të Luginës u është kërkuar edhe nga autoritetet e unviersiteteve që të përmbushin kushtet që kërkon ligji për të huajt për vendqëndrim. Por studentët theksojnë se ky ligj është i komplikuar dhe kërkohen kushte që bashkë me aplikacionin duhet dërguar në ambasadën e Maqedonisë në Beograd. “ Ka shumë kërkesa dhe ato kërkohet plotësuar. Harxhimet për këtë na shkojnë në 500 euro. Kjo është skandaloze dhe ne plus të paguajmë harxhimet shkollore. Kjo është e patolerueshme dhe e papërballueshme”, theksojnë studentët.

Për studentët e huaj, problem paraqet dhe sigurimi shëndetësor, i cili kushton 500 euro në vit, ndërkohë që studentët thonë së nuk qëndrojnë një vit të plotë në Maqedoni, por vetëm ata muaj sa zgjasin ligjëratat.

“Po rregullimi i gjithë këtyre dokumenteve për ne paraqet një vështirësi të madhe. Përpos që kushtojnë shumë, njëkohësisht për ne është maltretim sigurimi i më shumë dokumenteve nga institucione të ndryshme. Mendoj se përderisa Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë tashmë kanë të nënshkruar një marrëveshje për t`i pranuar studentët e Kosovës, mendoj se nuk është i nevojshëm rregullimi i gjithë këtyre dokumenteve. Me vetë faktin se kemi indeksin apo ID studentore dihet se jemi studentë, rrimë në konvikte private”, tregon Flutura, studente nga Kosova.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë theksuar se ligji për të huajt është i qartë dhe i njëjti vlen për të gjithë njëlloj vetëm se ai duhet zbatuar.

“Kemi më shumë raste kur nga kufiri kthehen shumë studentë. Po problemi është se studentët nga Shqipëria, Kosova po edhe Presheva njëjtë si edhe qytetarët tjerë të huaj që jetojnë në Maqedoni, duhet t’i rregullojnë dokumentet për leje-qëndrimi. Problemi për qëndrim të të huajve e Maqedoni, paraqitet në momentin kur persona të caktuar pa e rregulluar lejen e qëndrimit të përkohshëm, kërkojnë të zhvillojnë të drejtën e qëndrimit këtu. Edhe studentët nga Serbia duhet të aplikojnë në ambasadën e Maqedonisë si të gjithë të tjerët, të kërkojnë lejen e qëndrimit të përkohshëm”, thekson Elizabeta Kushovska, nga zyra për shtetasit e huaj – sektori për punë të brendshme. (INA-LuginaPress)

LEAVE A REPLY