Home Aktuale Stojanoviq: Vendimi i “Listës Serbe” pas takimit me Vuçiqin

Stojanoviq: Vendimi i “Listës Serbe” pas takimit me Vuçiqin

91
0
SHARE
 Zv. kryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq ka deklaruar se ende nuk është vendosur rreth asaj nëse Lista Serbe do të vazhdojë të mbetet pjesë e Qeverisë së Kosovës dhe se në ditët në vazhdim pritet të mbahen takime rreth kësaj çështje.

Stojanoviq ka thënë se gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë takime me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq dhe serbët në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Po të kishte të bënte vetëm me ne, shumë lehtë do të vinim deri tek vendimi. Por, shkaku i kompleksitetit dhe përgjegjësisë ndaj njerëzve, duhet të masim mirë çdo hap. Në fakt nuk kemi zgjidhjen më të mirë, ne duhet të zgjedhim të keqen më të vogël”, citohet të ketë thënë ai.

Stojanoviq gjithashtu ka folur edhe për marrëveshjen e arritur rreth gjyqësorit në Bruksel, duke vlerësuar se është “më e mira e mundshme në rrethanat e tanishme”.

Ai gjithashtu ka shtuar se pret që temë qendrore e bisedimeve të radhës ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të jetë formimi i Asociacionit të Komunave s