Home Aktuale Stojança Arsiq – Emrimi i sheshit Skënderbeu , nuk do të ndodhë...

Stojança Arsiq – Emrimi i sheshit Skënderbeu , nuk do të ndodhë pa miratimin tonë

109
0
SHARE

Zëvendëkryetari i komunës së Bujanocit, Stojança Arsiq duke folur për vendimin e kuvendit komunal për ndryshimin e emërtimit të sheshit kryesorë të qytetit thotë se vendimi i këtillë është sjellë njëjtë sikur në vitin 2011 dhe se ministria nuk do ta pranojë një gjë të tillë.

“Pa marrëveshje mes palës serbe dhe asaj shqiptare është fut në rend të ditës pa propozimin  e  komisionit përkatës dhe se ky votim është bërë në baza nacionale”, është deklaruar Arsiq për jugpress, transmeton Lugina Press.

Ai ka thënë se kjo mënyrë e punës ngjanë me një destabilitet politik në këtë komunë.

Arsiq deklaroi se vendime të këtilla ministria mundë të jep vetëm sikur në rastin e ndryshimit të emrave të 18 rrugëve kur është arritur pajtimi mes palës serbe dhe asaj shqiptare.