Home LAJME Stefanoviq: Me të gjitha forcat kundër trafikantëve që marrin deri 9000 euro

Stefanoviq: Me të gjitha forcat kundër trafikantëve që marrin deri 9000 euro

134
0
SHARE

Që nga fillimi i këtij viti në Serbi janë regjistruar 103.000 emigrantë që kanë kaluar nëpër Serbi.

Pas mbylljes së rutës Ballkanike, përsëri ka filluar trafikimi i njerëzve që vijnë nga shtetet e lindjes së afërt.

Me këtë rast, ministri i punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviq ka paralajmëruar luftë të vendosur kundër trafikantëve.

“Mbyllja masive e kufijve në Evropë ka sjellë deri tek trafikimi i njerëzve me përfitime të mëdha. Trafikantët i marrin migrantëve nga 1000 deri 9000 euro pë për persona për transport dhe ne me të gjitha forcat do ta luftojmë këtë dukuri” ka thënë Stefanoviq./Lugina Press/