Home Aktuale Stankoviq: Të parandolohet shpërngulja e popullatës nga Medvegja

Stankoviq: Të parandolohet shpërngulja e popullatës nga Medvegja

166
0
SHARE

Kryetari i trupit Koordinues për Preshevës, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq gjatë një takimi me drejtuesit e komunës së Medvegjës ka thënë se për shkak të situatës së rëndë ekonomike nga teritori i Medvegjës gjithnjë e më shumë njerëz po largohen dhe është e nevojshme që sa më shpejtë të jetë e mundur të filloj prodhimi në minierën “Lece”, por edhe të hapen reparte tjera.

“Së pari duhet të parandalojmë emigrimin nga këto hapsira, e pastaj të krijojmë kushte për kthimin e atyre që janë zhvendosur. Kjo do të thotë që urgjentisht duhet të gjendet zgjidhje për problemet ekonomike, për hapjen e vendeve të reja të punës që njerëzit të mos largohen, a e pastaj me investime të reja, ti ndihmojmë atyre që janë larguar këtej” ka thënë Stankoviq.