Home Aktuale Stafanoviq: Do t’i arrestojmë edhe 5000 trafikantë nëse ka nevojë

Stafanoviq: Do t’i arrestojmë edhe 5000 trafikantë nëse ka nevojë

28
0
SHARE

Ministri i punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se ekipet të përziera të policisë dhe ushtrisë do të patrullojnë në vendkalimet kufitare.

Siç thotë ai, këto ekipe do të patrullojnë në kufi me Bullgarinë dhe Maqedoninë për të parandaluar tentimet e hyrjeve ilegale në shtet.

“Tani bëhet fjalë për njerëz që vijnë nga shtetet që nuk janë të rrezikuara nga lufta. Mbi 80% janë afgan dhe pakistanez, ndërsa Evropa ka dhënë qëndrim të qartë se këso njerëz nuk do të marrin azil. Ata nuk kanë ndërmend që të kërkojnë azil në Serbi. Puna jonë është që të mbrojmë shtetin nga hyrjet ilegale” ka thënë Stefanoviq.

Si për shkake sigurie, nuk ka dashë të flasë për numrin e pjestarëve të sigurisë që do të jenë prezent në kufi.

Stafanoviq ka thënë se migrantët ekonomik do të kthehen në vendet prej nga edhe kanë ardhë.

“Dy vitet e fundit janë arrestuar më shumë se 1500 persona për shkak të trafikimit me njerëz. Janë formuar ekipe të posaçme të prokurorisë që po punojnë veçanërisht me rastet e trafikimit në lidhje me emigrantët. Do ti arrestojmë edhe 5000 të tjerë nëse është e nevojshme, por do të tregojmë se kjo nuk shpaguhet në Serbi” ka paralajmëruar Stefanoviq.