Home Aktuale Stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë përfshihet nga zjarri

Stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë përfshihet nga zjarri

80
0
SHARE

Sot rreth orës 9:00 të mëngjesit një pjesë e tribunave të stadiumit “Riza Lushta”, në Mitrovicë është përfshirë nga zjarri.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale për Mitrovicë, Avni Zahiti i cili ka thënë se zjarri është shuar, dhe se tani për tani ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

” Rreth orës 9:00 mengjesit nje pjese e tribunes, së stadiumit është përfshirë nga zjarri, policia dhe zjarrëfiksit kanë dalë në vend të ngjarjes, ku zjarrëfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Ende nuk kemi informacione se cilat kanë qenë shkaqet e zjarrit. Rasti është duke u proceduar nga Policia e Kosovës dhe nga zjarrëfikësit”, ka thënë Zahiti për Indeksonline.

Zahiti më pas ka theksuar se përveq dëmve materiale nuk ka persona të lënduar.