Home Aktuale Spanjë, konfiskohen 3.5 tonë kokainë dhe 9 milionë euro. Në rrjet, ish-oficerë...

Spanjë, konfiskohen 3.5 tonë kokainë dhe 9 milionë euro. Në rrjet, ish-oficerë të Millosheviçit

106
0
SHARE

Policia spanjolle ka shkatërruar një grup ndërkombëtar të drogës, duke konfiskuar 3.5 tonë kokainë dhe nëntë milionë euro në Madrid, pas një hetimi dyvjeçar.

Sipas njoftimeve të para, rreth 69 persona janë arrestuar kryesisht në Spanjë dhe Portugali, si pjesë e një operacioni që është kryer nga policia spanjolle në bashkëpunim me autoritetet australiane, britanike, kroate, gjermane, malazeze, portugeze dhe serbe.

Në mesin e të arrestuarve ishte edhe lideri i këtij rrjeti, që jetonte në kushte luksi në Madrid. Ai shtirej si person që merrej me zbulimin e talenteve të futbollit.

Ky i fundit punësonte ish-oficerë serbë, që dyshohet se kanë shërbyer në kohën e Millosheviçit, për të kontrabanduar armë nga Amerika Latine në Spanjë.

Metoda kryesore e transportimit të drogës nga ky grup ishte duke përdorur anijet e mallrave që kishin për destinacion Spanjën. Para se anijet t’i afroheshin portit ku duhej të ankoroheshin, qeset me drogë hidheshin nga anija në varka më të vogla.

Autoritetet kanë njoftuar se janë arrestuar 26 persona në Spanjë, 28 në Portugali dhe 15 në Ballkan, saktësisht në Kroaci, Serbi dhe në Malin e Zi. Mbi këtë grup gjithashtu rëndon akuza për pastrim parash.