Home LAJME Spanjë, konfirmohet shtatzënia e parë bartëse e virusit “Zika”

Spanjë, konfirmohet shtatzënia e parë bartëse e virusit “Zika”

748
0
SHARE

“Zika” nis të alarmojë edhe Europën, teksa pasditen e së enjtes është konfirmuar rasti i parë i diagnostikimit me virusin e kohëve të fundit, konkretisht te një grua shtatzënë në Spanjë.

Ministria e Shëndetësisë në vendin iberik bëri të ditur se gruaja është rikthyer së fundi nga Kolumbia, ku besohet të jetë infektuar.

“Zika”, që është duke u përhapur me shpejtësi nëpër Amerikë, pas shpërthimit në Amerikën Latine, lidhet kryesisht me lindjen e foshnjave me tru të pazhvilluar mirë dhe rrjedhimisht me deformime të kokës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e deklaroi pak ditë më parë një emergjencë globale për shëndetësinë publike, mikrocefalitin e transmetuar përmes pickimit të mushkonjave, që së fundi është mësuar se mund të përhapet edhe përmes marrëdhënieve seksuale.

Në deklaratën e dhënë në spanjisht, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gruaja shtatzënë është diagnostikuar me “Zika”, teksa është shtruar në një prej klinikave shëndetësore të rajonit verilindor të Katalunjës. Deklarata nuk bën të ditur emrin e saj, por shton se ajo është njëra prej 7 rasteve të konfirmuara në Spanjë.

Ministria theksonte gjithashtu se “rastet e diagnostikuara me virusin ‘Zika’ në Spanjë nuk rrezikojnë të përhapin virusin në vendin iberik, pasi janë raste të importuara”.