Home Nga Rajoni Sot nis publikimi i listave të veteranëve në Kosovë

Sot nis publikimi i listave të veteranëve në Kosovë

87
0
SHARE

Komisioni për verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, dëshmorëve apo pjesëmarrësve tjerë në UÇK do të fillojë sot publikimin e listave të para, të verifikuara.

Listat e para do të dalin për zonat operative të Llapit dhe të Karadakut.

Kështu është bërë e ditur dy ditë më parë në një konferencë për media nga vetë kryetari i Komisionit Agim Çeku.

Gjatë kësaj konference Çeku, bëri me dije se nga rreth 66 mijë aplikime, 65 mijë prej tyre janë verifikuar, ndërsa rreth 23 mijë rezultojnë pjesëmarrës të luftës.