Home Aktuale Sot fillon java e SOS Fshatrave të Fëmijëve

Sot fillon java e SOS Fshatrave të Fëmijëve

774
0
SHARE

Sot fillon hapja solemne e fushatës tradicionale “Java e SOS Fshatrave të Fëmijëve” në ambientet e SOS Fshatit në Velani, me ç’rast, do të ketë edhe performancë të përgatitur nga fëmijët e SOS Fshatrave të Fëmijëve.

Java e SOS Fshatrave të Fëmijëve do të vazhdojë aktivitetet gjatë javës, ku me 24 qershor nga ora 20:00- Trupa e Baletit kombëtar jep shfaqjen “Liria ime” në Teatrin Kombëtar, me çmim të biletës 3 Euro.

Ndërsa më 25 qershor, nga ora 18:00 do të organizohet barbecue në SOS Fshat me fëmijë, prindër dhe miqtë e SOS Fshatrave, e sponsorizuar nga ETC.

E me 27 qershor, nga ora 19:30- Mbrëmje humanitare në Swiss Diamond Hotel, me çmim të biletës 30 Euro.

Këto aktivitete të cilat organizohen gjatë kësaj jave kanë për qëllim vetëdijesimin për fëmijët pa përkujdesje prindërore si dhe mbledhjen e fondeve për fëmijët të cilët jetojnë në SOS Fshatrat e Fëmijëve.