Home TEKNOLOGJI Sony arrin rezultatet më të mira tremujore në tetë vjet

Sony arrin rezultatet më të mira tremujore në tetë vjet

110
0
SHARE

Sony ka postuar rezultatet e saj financiare për tremujorin që mbaron më 30 qershor dhe fitimet e kompanisë arritën në 676 milionë dollarë, apo deri në 200% më shumë në krahasim me një vit më parë.

Rezultatet e kompanisë Sony në këtë tremujor ishin edhe më të lartat dhe më pozitivet që nga viti 2007.

Të ardhurat operative janë rritur deri në 39% apo në 794 milionë dollarë, ndërsa shitjet dhe të ardhurat operative për tremujorin e dytë të vitit ishin pothuajse të pandryshuara në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë në 14.82 miliardë dollarë.

Fitimet e kompanisë janë nxitur kryesisht nga PlayStation 4 (PS4) dhe dhe sensorët e Sony për kamera, për të cilën komentuesit e këtyre rezultateve financiare thanë se kompania ka në plan për të rritur prodhimin në pritje të kërkesës së tregut.