Home LAJME Sonte fillon Eurosong, Shqipëria prezantohet e gjashta

Sonte fillon Eurosong, Shqipëria prezantohet e gjashta

203
0
SHARE

Hersi Matmuja do të ngjitet sonte në skenën e madhe të Eurvisionit, në gjysmëfinalen e parë të Kopenhagenit.

Hersi do të këndojë e gjashta në radhë në skenën e festivalit evropian të këngës, duke performuar këngën e saj “One Night’s Anger”, një kompozim i Genti Lakos.

Të gjithë shqiptarët që jetojnë në vendet që marrin pjesë në Eurovision do të kenë mundësi të votojnë, për të bërë të mundur që vendi ynë të kalojë në finale të Festivalit.

Në të gjitha provat e saj përfaqësuesja shqiptare ka marrë mjaft vlerësime për performancën vokale. Ajo është shprehur se Shqipëria këtë vit ka zgjedhur të mos ketë një performancë skenike (balerinë), pasi performanca e saj do të jetë kënga.

Hersi do të ngjitet në skenë me një fustan të verdhë të stiluar nga Blerina Rugova nga Prishtina, e shoqëruar nga dy “backvocals” dhe muzikantët.

Gjysmëfinalja e parë e Festivalit Europian do të hapë siparin sot në orën 21 :00, drejtpërdrejtë nga Kopenhageni, Danimarka.

Konkurrentët e sotëm do të performojë sipas kësaj radhe:

  1. 1 . Armenia: Not Alone, këndon Aram MP3
  2. 2. Letonia: Cake To Bake, këndon Aarzemnieki
  3. 3. Estonia: Amazing, këndon Tanja
  4. 4. Suedia: Undo sung, këndon Nielsen
  5. 5. Islanda: No Prejudice, këndon Pollapönk
  6. 6. Shqipëria: One Night’s Anger, këndon Hersi
  7. 7 . Rusia: Shine, këndon Tolmachevy Sisters
  8. 8. Azerbajxhani: Start A Fire, këndon Dilara Kazimov a
  9. 9. Ukraina: Tick-Tock, këndon Mariy a Yaremchuk
  10. 10. Belgjika: Mother, këndon Axel Hirsoux
  11. 11 . Moldavia: Wild Soul, këndon Cristina Scarlat
  12. 12. San Marino: Maybe (Forse), këndon Valentina Monetta
  13. 13. Portugalia: Quero Ser Tua, këndon Suzy
  14. 14. Hollanda: Calm After The Storm, këndon The Common Linnets
  15. 15. Mali i Zi: Moj Svijet, këndon Sergej Ćetković
  16. 16. Hungaria: Running, këndon András Kállay -Saunders

/Panorama/luginapress/