Home Aktuale “Sofra e Luginës ” prezanton vlerat shqiptare të traditës së këtij...

“Sofra e Luginës ” prezanton vlerat shqiptare të traditës së këtij rajoni

223
0
SHARE

Në ambientet e restaorant “Breta Palace” në Bujanoc është xhiruar programi ” Sofra e Luginës” më këngë nga këngëtari Ridvan Saqipi nga Tërnoci.
Tani më edhe lugina e Preshevës do të pasqyroj vlerat e veta tradicionale përmes programit “Sofra e Luginës ”
Xhirimet muzikore ” Sofra e Luginës” të këngëtarit Ridvan Saqipi nga Tërnoci i Bujanocit , paraqesin vlerat shqiptare të këtij rajoni
Në këtë eveniment që për herë të parë është zhvilluar në luginë të Preshevës kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi me bashkëpunëtorë , deputeti popullorë Shaip Kamberi po ashtu me bashkëpunëtorët e tij, dashamir të artit e muzikës, mësimdhënës e veteran të arsimit, afarsit e të tjerë.
Sofrës së luginës iu bashkuan Shoqëria Kulturo Artikstike “Zëri i Luginës” dhe Shoqëria Kulturo Artikstike”Jehona”. Ndërkaq xhirimet janë bërë nga   “Ultra HD Studio Edmond Çiça”.
Ndërkaq po ashtu sponzor medial janë RTV” Spektri” dhe portali informativ “Lugina Press”.
Xhirimet muzikore të ” Sofra e Luginës” do ti dërgohen të gjitha televizioneve lokale të Luginës si dhe Televizioneve Nacionale Shqiptare në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.
Pjesëmarrësit janë ndjerë mirë, të respektuar e privilegjuar,ngase në projektin “Sofra e Luginës” janë paraqitur vlera muzikore.
Sofra e Luginës pritet të shfaqet në pragë të vitit të ri kur dhe do të bëhet përfudimi i montazhës së xhirimeve./Lugina Press/