Home LAJME Skuadra angleze me ofertë për Lewandowskin

Skuadra angleze me ofertë për Lewandowskin

154
0
SHARE

Skuadra angleze Chelsea dëshiron të përforcohet edhe më shumë gjatë afatit kalimtar të verës.

Pasi kanë angazhuar sulmuesin belg Michy Batshuayi dhe mesfushorin N’Golo Kante, londinezët duan edhe më tej lojtarë cilësorë.

Sipas mediave angleze, emri i ri në listën e londinezëve është sulmuesi polak Robert Lewandowski.

Lewandowski është pjesë e rëndësishme e Bayernit, mirëpo ish-kampionët e Anglisë dëshirojnë të paguajnë për transferimin e tij.

Bëhet fjalë për një shumë rreth 60 milionë euro që Chelsea është e gatshme t’i paguajë për Lewandowskin.