Home SPORT Skandal me lojtarët e Independiente

Skandal me lojtarët e Independiente

76
0
SHARE

Një skandal me sfond suksesual ka turbulluar dhomat e zhveshjes së Independientes në një kohë kur edhe tifozët janë të zemëruar me luhatjet e rezultateve që po rrezikojnë rikthimin në Divizionin e Parë. Protagonistë të ngjarjes që po bën bujë në Argjentinë janë futbollistët 19-vjeçarë Alexis Zarate e Martin Benitez, si dhe e fejuara 21 vjeçare e këtij të fundit. Sipas deponimit të vajzës së dhunuar, pasi ajo ka kaluar disa orë në diskotektë me Martin Benitez dhe mikun e tyre Nicolas Perez, të tre kanë përfunduar në shtëpinë e Aleksis Zarate, i cili ka përfituar nga situata duke abuzuar seksualisht me të ndërkohë që Martinez dhe Perez po flinin.

Por më i rëndë është fakti se Benitez nuk ka reaguar për ta mbrojtur të fejuarën e tij edhe pse është vënë në dijeni të ngjarjes. Gjithsesi, këtë version nuk e pranon presidenti i Indipenientes, Javier Cantero, i cili ka ngarkuar një avokat në dispozicion të lojtarëve të tij. Sipas Canteros, djemtë vijnë nga familje shumë të mirë dhe nuk janë të aftë të bëjnë akte të tilla, ndaj nuk e beson versionin e vajzës. Numri një i klubit argjentinas tha gjithashtu se nuk i rezulton që Benitez të jetë i fejuar. Në pritje të zbardhjes së plotë të ngjarjes, komplikohet pozicioni i Aleksis Zarates, të akuzuarit kryesor. Avokati Gonzalo Falco i vendosur nga klubi për të mbrojtur tre futbollistët që akuzohen për përdhunim, ka pranuar se shumë fakte të pretenduara nga vajza kanë ndodhur realisht, megjithatë pritet të dalin në drita prova të tjera për të vërtetuar denoncimin e 21-vjeçares.

LEAVE A REPLY