Home Aktuale S’ka Serbi në BE, pa Kosovë në OKB

S’ka Serbi në BE, pa Kosovë në OKB

1083
0
SHARE

Mesazhet e parlamentarëve gjermanë gjatë vizitës në Serbi, ishin se negociatat e Serbisë me BE-në nuk do të fillojnë pa u zbatuar Marrëveshja e Brukselit dhe se Serbia nuk do të bëhet pjesë e BE-së pa hyrë Kosova në OKB.

Këtë e ka thënë për Tanjug Henri-Giscard Bohnet, drejtor i fondacionit Konrad Adenauer, i cili ishte në takimet mes deputetëve të CDU-së dhe bashkëbiseduesve serbë në Beograd.

Andreas Schockenhoff, Hans Joachim Falenski dhe Johann Wadephul, deputetë të Bundestagut gjerman të partisë së kancelares Angela Merkel (CDU), ishin të pranishëm në takim. Schockenhoff ka kërkuar edhe një herë nga Serbia që të përmbush shtatë kushtet që ai i ka parashtruar më 2012.

“Disa pikë të marrëveshjes së Brukselit nuk janë zbatuar, në mesin e të cilave gjyqësori dhe formimi i Asociacionit të komunave serbe”, ka shtuar Bohnet. “Të dy palët duhet të tregojnë fleksibilitet. Përparim Schockenhoff ka kërkuar edhe nga Prishtina”./LuginaPress/

LEAVE A REPLY