Home Aktuale S`ka asnjë zgjidhje për studentët e Luginës në Maqedoni

S`ka asnjë zgjidhje për studentët e Luginës në Maqedoni

105
0
SHARE

Edhe sot në mëngjes siç mësohet një grup studentësh që studiojnë në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë janë kthyer nga pika e kalimit kufitar Tabanoc. “Jemi kthyer si grup, pasi që na është kërkuar leje qëndrimi. Disa studentëve mbrëmë i është shqiptuar ndalesë 24 orëshe për të mos hyrë në Maqedoni, ndërsa paralajmërimi ka qenë për ndalesë më afatgjate”, thekson Ida.D, nga Presheva  .

 

Sipas saj, ka pasur studentë që kanë udhëtuar me makina private me familjet e tyre, vetëm e vetëm për të kaluar dhe hyrë në Maqedoni, por në dy raste edhe ato janë kthyer.

 

“Nuk e di pse ndodhë kështu. Ka raste kur në një kolonë i kthejnë studentët, ndërsa në tjetrën jo. Kjo dukuri është shumë selektive dhe si ti teket ndonjë polici”, theksojnë studentët.
Por sot ka pasur edhe prononcime nga zyrtarë të MPB-së dhe nga përfaqësuesit e dy universiteteve.

 

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Ivo Kotevski theksoi për Portalb se ligjet për të huajt janë të njëjta për të gjithë.
“Studentët e huaj njëjtë si edhe qytetarët e huaj që jetojnë në Maqedoni duhet të rregullojnë dokumentet për leje qëndrim. Të dhënat mund t’i gjejnë në stacionet policore në ato qytete ku ata jetojnë ose studiojnë”, tha për Portalb, Kotevski.

 

Por nga Universiteti Shtetëror i Tetovës kanë theksuar se do të shprehin qëndrimin e tyre lidhur me këtë dukuri dhe do të informojnë edhe studentët dhe opinionin e gjërë. Ndërsa janë deklaruar nga Universiteti i Evropës Juglindore.

 

Zëdhënësi Demush Bajrami janë informuar lidhur me problemin e fundit në kufi dhe kanë pasur ankesat e studentëve. Sipas tij, institucionet e tjera janë përgjegjëse për vonesat që kanë të bëjnë me plotësimin e kushteve për lejeqëndrim për studentët.

“UEJL me kohë ka ndërmarr aktivitete duke paguar gjitha taksat e nevojshme gjatë regjistrimit te studentëve të Luginës së Preshevës dhe kështu ka rregulluar statusin e tyre për leje qëndrim, mirëpo institucionet shtetërore punojnë ngadalë dhe studentët ndodh që të vonohen në kyçje në ligjërata, dhe kjo ndikon negativisht në suksesin e  tyre”, deklaroi zëdhënësi i UEJL-së, Demush Bajrami./LuginaPress-INA/

LEAVE A REPLY