Home LAJME Si u vra Erol Olçak nga Çerkezi i Kumanovës së bashku më...

Si u vra Erol Olçak nga Çerkezi i Kumanovës së bashku më të birin 16-vjeçar në urën e Bosforit (Foto)

273
0
SHARE

Ndër viktimat e natës së premtes pas sulmeve të një grupit ushtarak të Turqisë si tentativë për të formuar grushtet, ishte edhe një dhëndër shqiptari, gjegjësisht i martuar me njërën nga mbesat e hafëzit të njohur nga Shkupi, hafëz Idrizit, shkruajnë mediat turke, transmeton Lugina Press.

1-104

Bëhet fjalë për 53-vjeçarin Erol Olçak me origjinë nga Çerkezi i Kumanovës, i cili së bashku me djalin e tij 16-vjeçar e ka humbur jetën në përleshjet në urën e Bosforit.

1-103

Nga ajo që mëson portali tesheshi.com nga të afërmit e familjes së gruas së tashmë të ndjerit Olçak, e cila vjen nga Shkupi, ai ka qenë njëri ndër themeluesit e AKP-së, dhe një ndër njerëzit më të afërm të presidentit Erdogan.

“Erol Ollçak është dhëndër Shkupi, gruaja e tij është njëra nga mbesat e hafëz Idrizit. Ai e ka prejardhjen nga Çerkezi, ndërsa afërsia e tij me Taip Erdoganin daton që nga viti 1993 kur Erdogani ishte kandidat për kryetar të Stambollit”, ka thënë për portalin tesheshi, Adnan Idriz, i afërm me Eroll Ollçak, nga Shkupi.

“Eroli gjithnjë ka qenë synim i akteve terroriste ngase siç e potencova edhe më herët ai ishte “truri i partisë” dhe këshilltari më i afërt i Erdoganit. Shpesh herë është përmendur nëse duhet të vritet i pari i AKP-së, ai do jetë Erol Ollçak. Kështu edhe ndodhi, kur Eroli së bashku me djalin e tij 16-vjeçar kishin dalë në mbrojtje të urës së Bosforit, dhe janë goditur nga forcat e organizatës terroriste “Feto” derisa ndodheshin në veturë”, shprehet me keqardhje Adnan Idrizi.

2-82

Në fund, Idrizi ka zbuluar se presidenti turk Taip Erdogani në shoqëri me Erol Ollçak, kishin vizituar shpesh herë në mënyrë private familjen e hafëz Idrizit në Shkup.

Nga kjo që u tha më lartë parashtrohet pyetja, a thua vallë nëse presidenti Erdogan ka njohur mentalitetin historik të “çerkezëve” të cilët në periudhën e sundimit osman njiheshin si kalorës më të mirë, popull besnik dhe i gjithë shkëmbimi i letrave zyrtare shkonte nëpërmjet tyre (ata jetën e jepnin letrat si jepnin), kështu që ia ka besuar tërë politikën e tij  një “çerkezaliut”?