Home Shëndeti Si mbrohet organizmi nga nxehtësia?

Si mbrohet organizmi nga nxehtësia?

35
0
SHARE

Për të eliminuar nxehtësinë e tepërt më shumë gjak qarkullon nëpër lëkurë. Kjo shkakton që më pak gjak të jetë në dispozicion muskujve. Zemra këtë e kompenson me rritjen e numrit të rrahjeve në minutë. Nëse është lagështia e ambientit e lartë, djersa nuk mund të avullohet nga lëkura. Pra, sistemi natyror i ftohjes së trupit në këto kondita mund të dështon. Temperatura e trupit rritet dhe kjo shkakton dëmtim.

Dr. Tefik Bekteshi, kardiolog

Ja disa udhëzime si të parandalohen pengesat që shkakton nxehtësia:

• Veshmbathja duhet të jetë adekuate për këtë kohë – rroba nga pambuku me ngjyra të ndritshme, kapelë dhe syza për diell; harroni veshjen nga fijet sintetike me ngjyra të mbylltë, ngjyrat e errëta “thithin” nxehësin.

• Mos teproni me aktivitet fizik, sidomos në kohën më të nxehtë të ditës. Kjo përfshinë edhe aktivitetet e lira (sporti, xhogingu, shëtitja). Nëse planifikoni aktivitet fizik në vapë, gjithmonë filloni ngadalë, i jepni kohë trupit të adaptohet. Nëse vuani nga sëmundja kronike dhe në rast se merrni barna, pyetni së pari mjekun për nivelin e aktivitetit fizik.

Nga lodhja e shkaktuar nga nxehtësia më së miri mbrohemi me marrje të sasive të mëdha të lëngjeve që të kompensohen mineralet e humbura me djersë. Humbja e mineraleve dhe zgjerimi i enëve të gjakut të lëkurës e më këtë zvogëlim i shtypjes arteriale shkakton lodhje. Sidomos humbja e kaliumit shkakton lodhje!

Ky element ka rendësi esenciale në punën e muskujve duke përfshi edhe muskulin e zemrës. Në njëfarë mënyre kjo lodhje është vetëmbrojte e organizmit i cili pengon humbjen e mëtejmë të lëngjeve dhe mineraleve. Pushimi është i domosdoshëm që të rikthehet fuqia.