Home LAJME Si i pritën vërshimet presidentët e Serbisë & Kroacisë

Si i pritën vërshimet presidentët e Serbisë & Kroacisë

135
0
SHARE

Nikolić vikend me raki e skarë ndërsa Josipović me jaht në Adriatik. Derisa Serbia po përballej me vërshime të mëdha, presidenti i vendit Tomislav Nikolic ka kaluar vikendin në Bajčetin me raki e skarë.

Një nga bashkëpunëtorët e Nikolicit ka theksuar se presidenti në Bajcetin ka një vikendshtëpizë dhe gjatë gjithë vikendit gjithmonë shkon me familjen e tij për raki dhe skarë, shkruan Blic.
Po ku ishte Josipović?
Presidenti kroat vërshimet e pritën gjatë ardhjes së tij nga SHBA ku ishte për vizitë zyrtare, dhe menjëherë kishte urdhëruar që helikopteri i tij të udhëtojë drejt rajonit kroat të Bosnjës. Prej aty sic shkruan Index.hr presidenti Josipovic së bashku me bashkëpunëtorë dhe familjarë të tij ka udhëtuar me jaht lukzos në detin adriatik.