Home SHKENCË Si filloi jeta në Tokë?

Si filloi jeta në Tokë?

7
0
SHARE

Shkencëtarët besojnë se jeta në Tokë mund të ketë filluar në një gyp vullkani në dyshemenë detare. Kërkuesit kanë zhvilluar një përqasje të re për të stimuluar proceset që mund të kenë çuar në shfaqjen e metabolizmit qelizor në Tokë – një funksion biologjik bazë për të gjitha organizmat e gjalla.

Kërkimi mund t’i ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë nëse është e mundur që jeta të jetë krijuar në mjedise të ngjashme në botë të tjera.

Autorët e studimit thonë: “Ne po përpiqemi që të mbushim hendekun midis proceseve gjeologjike në fillim të Tokës dhe shfaqjes së jetës biologjike në këtë planet.”

Më parë disa shkencëtarë kanë propozuar se organizmat e gjalla mund të jenë transportuar në Tokë nga meteorët. Megjithatë, ka më tepër mbështetje për teorinë se jeta filloi në Tokë në vende si grykat termale në dyshemenë oqeanike, duke formuar një materie të palëvizshme, siç janë përbërësit kimikë të gjetur në gaze dhe minerale.

Dr. Kee tha: “Para jetës biologjike, dikush mund të thotë se Toka e hershme kishte ‘jetë gjeologjike’. Mund të duket e pazakontë marrja në konsideratë e gjeologjisë, duke përfshirë shkëmbinjtë dhe mineralet si objekte të gjalla. Por, çfarë është jeta? Shumë njerëz kanë dështuar me gjetjen e një përgjigjeje të kënaqshme ndaj kësaj pyetjeje. Ajo që kemi bërë në vend të kësaj është se kemi parë çfarë bën jeta dhe të gjitha format jetësore përdorin të njëjtat procese kimike që përdorin qelizat e lëndës djegëse për të prodhuar energji.”

Qelizat e lëndës djegëse në makina prodhojnë energji elektrike duke hyrë në bashkëveprim me karburantin dhe oksidantët. Ky është një shembull i “reaksionit redoks”, kur një molekulë humb elektrone dhe oksidohet dhe molekula tjetër fiton elektrone. Në mënyrë të ngjashme, fotosinteza te bimët përfshin krijimin e energjisë elektrike nga reduktimi i dioksidit të karbonit në sheqer dhe në oksidimin e ujit në oksigjen molekular. Frymëmarrja e qelizave në trupin njerëzor është oksidimi i sheqerit në dioksid karboni dhe reduktimi i oksigjenit në ujë, një reaksion që prodhon energji.

Mjedise të caktuara gjeologjike, si grykat hidrotermale mund të konsiderohen si “qeliza karburant në mjedis”, meqë energjia elektrike mund të krijohet nga reaksionet redoks midis lëndëve hidrotermale dhe oksidantëve detarë, siç është oksigjeni.

Kërkuesit japonezë kanë provuar vitin e kaluar se mund të prodhohet energji elektrike në këto gryka, në një eksperiment të bërë në thellësitë detare në Okinawa.

Në një studim të ri, kërkuesit kanë provuar konceptin e modelit të “qelizave karburant” për shfaqjen e metabolizmit qelizor në Tokë. Teoria sugjeron se jeta në Tokë u shfaq në vende si grykat hidrotermale në dyshemenë oqeanike. Minerale të caktuara mund të kenë nxitur në reaksione redoks gjeologjike, duke çuar më vonë në shfaqjen e një metabolizmi biologjik.

Interesi është për mineralet që përmbajnë hekur dhe nikel, të cilat mund të kenë qenë të zakonshme në fillimet e Tokës. Këto metale ende mund të prodhojnë elektricitet në qelizat karburant dhe të veprojnë si katalizatorë për reaksione redoks brenda grykave hidrotermale në tokë.

LEAVE A REPLY