Home Aktuale Shuajb Neziri: Për mua është një fillim i ri e një sfidë...

Shuajb Neziri: Për mua është një fillim i ri e një sfidë e re

118
0
SHARE

Shuajb Neziri nga sot ka pranuar zyrtarisht pranuar  detyrën e drejtorit të turizmit pranë komunës së Bujanocit.

Në profilin e tij në facebook Neziri ka thënë se për mua kjo është një sfidë e re.

Në vazhdim mund ta lexoni postimin e tij të plotë

Një fillim i ri e një sfidë e re.

Nga sot edhe zyrtarisht pranova detyrën e drejtorit të turizmit pranë komunës së Bujanocit.

Këtë përgjegjësi që për mua është një sfidë e re, fillimisht e pranova me propozimin e kryesisë së nëndegës tonë në Lluçan e të miratuar pa asnjë rezervë nga kryetari i LPD-së z.Shqiprim Musliu si dhe Kryesia e Përgjithshme e Lëvizjes, të cilët i falënderoj për mbështetjen.

Gjithashtu i jam mirënjohës edhe Këshilltarëve të shumicës shqiptare të Kuvendit të Bujanocit për votimin dhe emërimin tim në këtë detyrë.

Ndërkohë, gjatë pranimit të detyrës nga drejtori i deritanishëm z.Ahmet Kadriu u njoftova mbi aktivitetet e drejtoratit, stafin administrativ, si dhe projektet e ndryshme të Organizatës Turistike gjatë mandatit të tij por edhe të drejtuesve të tjerë e që dhanë një kontribut të veçantë për promovimin e turizmit në vend dhe rajon. Gjithashtu e falënderova z.Kadriun për këshillat, sugjerimet dhe mbështetjen e tij për udhëheqjen time.

Përpjekja ime do të jetë që të jap nga vetja më të mirën e mundshme në realizimin e objektivave dhe programit tonë.

Zoti na ndihmoftë!