Home Aktuale Shtatë të arrestuar se rekrutonin njerëz për në Siri

Shtatë të arrestuar se rekrutonin njerëz për në Siri

204
0
SHARE

Në Shqipëri sot u zhvillua një super operacion i FNSH-së dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda për prangosjen e shtatë personave, të cilët akuzohen për terrorizëm.

Sipas informacioneve paraprake operacioni është zhvilluar njëkohësisht në: Tiranë, Elbasan, Pogradec dhe Librazhd ndërsa mes të arrestuarve ndodhet edhe imami i një xhamie. Mësohet se arrestimi i 7 personave është bërë pas përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe gjatë operacionit janë sekuestruar edhe armë, fishekë dhe lëndë eksplozive të cilët dyshohen se do të përdoreshin në konfliktin e Sirisë.

Gjithashtu dyshohet se të arrestuarit janë përfshirë në një aktivitet terrorist që i predikonin besimtarëve myslimanë të shkonin për të luftuar në Siri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimin ndaj 7 personave të dyshuar, pas vrasjes së dy shqiptarëve në luftën e Sirisë.

Ndërkohë pritet që në orët në vijim Prokuroria e Krimeve të Rënda të japë më shumë detaje për operacionin dhe identitetin e të arrestuarve.

LEAVE A REPLY