Home INTERVISTA Shqiptarja në vendimet e filmit botëror

Shqiptarja në vendimet e filmit botëror

13
0
SHARE

Ardiana Saliu regjisore dhe psikologe, me prejardhje nga Shkupi, por që jeton dhe vepron në Angli në kopaninë filmike “International Film Europe London -Swiss” në departamentin e filmit për përcaktimin e moshave për shikimin e filmave, çdo herë si model ka regjisorin nga Lugina, Valton Jakupi.
Se kultura dhe filmi ka lidhur mes vete rajonet të banuara me shqiptar, këtë e dëshmon fakti i tre regjisorëve shqiptarë në të njejtën kompani, Ardiana Saliu me prejardhje nga Shkupi, Linda Gashi nga Kraja e Ulqinit dhe Valton Jakupi nga Lugina e Preshevës.
Ardiana Saliu e cila vepron në departamentin e filmit për përcaktmin e moshave për shikimin e filmave, në kompaninë “International Film Europe London-Swiss” fletë për rëndësinë e kësaj çështje.
Në vazhim mund të e lexoni intervistën e plotë të realizuar nga Lugina Press

Luginna Press : Përshëndetje Ardiana, fillimisht na tregoni në pika të shkurtëra kush është Ardiana Saliu?
Ardiana Saliu: Ardiana Saliu është me shtetësi Britaneze, por me prejardhje shqiptare. Prindërit i kam nga qyteti i Shkupit, dhe emigrant në Mbreterinë e Bashkuar që prej vitit 1975. Tash punoj në Kompaninë Shteterore filmike “International Film Europe London-Swiss”, Kompani që udhëhiqet nga Qeveria Britaneze dhe Qeveria Zvicerrane.

ardiana aaa

Luginna Press : Ju keni përfunduar dy fakultete paralel, regjisore dhe psikologe sa ndërlidhen mes vete këto dy profesione?
Ardiana Saliu: Po gjithëher këto dy profesione i kisha në zemër, dhe kisha dëshirë ti studioja të shikojë çfar ka në mbrendesinë e tyre. Dhe arrita ta bëjë këtë edhe pse me vështirësi të mëdha, por prap jam e lumtur sepse tash në vendpunimin tim ku jam kërkohen të dyja profesionet, prandaj mundem të them se ia ka vlejt që ti kem të dyja profesionet.
Luginna Press : Jeni me prej ardhje nga Shkupi, çfar përshtypje keni për bashkëvendasit tuaj në Maqedoni?
Ardiana Saliu: Edhe pse shumë rrall herë e vizitoj Shkupin, lirisht mund të them se është një pjesë e imja ai vend, është vend i mrekullueshëm me njërz shumë të mrekulluar. Ata njerëz meritojnë shumë ma shumë, por ja që në ate vend më shum sundon politika.

ardi

Luginna Press : Ardiana, ju veproni në departamentin e filmit për përcaktmin e moshave për shikimin e filmave, në kompaninë “International Film Europe London-Swiss” sa është e rëndësishme kjo përAudiencën?
Ardiana Saliu: Kjo është tepër e rëndësishme, sepse sot kemi shumë filma të ndryshëm dhe jo të gjithë munden të shikohen së bashku me familje, apo me fëmijtë. Prandaj çdo gjë jo vetëm filmi duhet caktuar afati i kufizimit, prandaj edhe në filma është ky kufizim. Ta marim një shembull, kemi filma që kanë skena të shumta erotike, ku ne ato filma i emrojmë me Pulla të Kuqe, që do të thotë është e ndaluar për adoleshentët.
Luginna Press : Nga çfar profile përbëhet ky komsion, për përcaktimin e moshave e përbëjnë vetëm regjsorë apo edhe njerëz me proile tjera?
Ardiana Saliu: Komisioni për përcaktimin e shikueshmerisë së filmave përbëhet nga disa psikolog, psikiatër, regjisorë, skenarist, përfaqësues nga shteti nga departamenti për kulturë dhe kinematografi, sociolog, pedagog dhe dy mësues.
Luginna Press : Po psh po qe se ndojë dvd del në treg pa u pëcakuar mosha cfar mund të ndodhë me atë komani të filmit?
Ardiana Saliu: Po nëse produksioni nuk e shënon në DVD përcaktimin e shikueshmërisë, mundet të ndëshkohet produksioni dhe ti tërheq mbrenda 24 orëve të gjitha dvd nga tegu. Por ka raste që mundet edhe të ëmbyllet mbrenda 48 orëve tërë produksioni filmik dhe të ndëshkohet me denime shumë të larta.

10906558_1596431330594415_1929661344591739188_n

Luginna Press : Në kompaninë tuaj vepron një numër shum i vogël i shqiparëve, në mesin e tyre regjorja Linda Gashi e cila punon me ju në Angli dhe në po të njetën kompani në Zvicër punon regjisori Valton Jakupi cili është bashkëpunimi juaj me këta dy regjisorë shqiptarë?
Ardiana Saliu: Edhe pse jemi pak shqiptarë në kete kompani filmike shtetërore, mundem të them se po mos të kishin qenë ata as unë nuk do të isha. Unë këtu jam fal Regjisorit Europian Valton Jakupi, ai ma mundësu të jemë në këtë kompany . Ai ka rrespekt të madhë dhe të veqantë dhe nga shteti britanez, por edhe nga gjithë compania, sepse vlerat e tij dhe idet e tij për kinematografi dhe mbrijtjen e kulturës dhe kinematografis i ka argumentuar në shum simpoziume boterore dhe me gjitha këto edhe compania jonë ka marr një rrespekek të veqant në gjithë globin.
Po ashtu lirisht mundem të them seValtoni është njera ndër shtyllat kryesore i gjithë kompanisë por edhe kinematografis europiane, gjithherë duke na pasur në përkrahje neve , mua dhe regjisoren tepër të talentuar Linda Gashin, Gjithëherë jemi të gatshme në çdo cast dhe në çdo kohë ti jemi pranë regjisorit njeriut me shumë vleraValtonJakupit. Prandaj mundem të them se ne shiptarët edhe pese jemi pake 3-4 persona, jemi si një familje, gjithëher duke pasur rrespekt për të madhin, siq e quajm në Babain e companissValtonJakupin.

Luginna Press : Keni pasur ndonjë project shqiptar për përcaktimin e këtyre normave?
Ardiana Saliu: Po i kemi pasur 3 filma, dhe filmin e fundit e kemi pasur të regjisorit tonë Valton Jakupit, me keqardhje e them se posfilmit të regjisorit ValtonJakupit, dy filmat tjerë janë anualuar për shkak të teknologjisë dhë punës së regjisorit.
Luginna Press : Nga kush konsultoheni para se të hyni në komision për përcaktmin e filmit?
Ardiana Saliu: Unë të them sinqerisht, nuk hy në komision pa u konsultuar me regjisorin Valton Jakupin dhe zavendësin e tij, asnjëher nuk kam marrë guxim të hyj dhe ta gjykoj një film pa u konsultuar me Valtonin, këtë e bejë sepse e di se idetë e valtonit gjithëher më kanë ndihmuar, për tu përcaktuar në menyrën sa më të drejtë.

ar
Luginna Press : Pos kësaj a merreni edhe me aktivitete tjera në kompaninë tuaj ?
Ardiana Saliu: Hahahahah.Unë jam gjithëher aty ku ështëfilmi, kam dëshir ti ndihmoj edhe kolegëve në gjitha fushat, si në kontroll të skenareve, në libri në regjiser etj etj etj. Por shumicën e rasteve i ndihmoj regjisorit Valton Jakupit ku i përgadis librin e regjisë, sepse e di se çfar ide ka ai dhe me çfar teknike psikologjike punon ai, prandaj unë kam dëshir të ja kryej këtë pun. Po ashtu shume herë edhe për aktorët e rinjë provat e para të filmit i luaj unë, që të mësohet aktori me skenën, dhe shum herë mundem ta quaj edhe veten aktore por e provave, hahahhahaha
Luginna Press : Cfar don të thotë filmi për ju apo kinematografia?
Ardiana Saliu: Filmi dhe në përgjithësi Kinematografia për mua do të thotë me plotkuptimin e fjalës JETA IME. Kur ma thoshte këtë ma heret regjisori Valton, mendoja se nuk është ashtu, por e kam kuptuar më vonë, se nuk mundem të jetoj pa këtë. Per mua filmi dhe kinematografia është gjithçka familje, jetë, pasuri. Nuk kisha jetuar po mos ta kisha këtë, prandaj jetoj me këtë.

Luginna Press : Mendoni se kinematografia ka kontroll të madh deri në daljen e projektit për shikuesit?
Ardiana Saliu: Po ta shikosh një film ndjen argëtim dhe kënaqet shpirti. Por deri sa të vie filmi deri në atë moment për ta shikuar shikuesi lirisht mudnem të them se ai projekt hynë më së paku në 19 komisione kontrolluese, pa e përmendur kontrollin e fundit të regjisorit. Prandaj mundem të them se posa të kryhen gjirimet në teren, dhe posa të kryhet montazhi i filmit, ajo mundet të llogaritet vetëm se projekti është kryer 50%, sepse ka kontrolle dhe punë tjera të specialistëve deri në finalizimin e filmit për të lejuar që shikuesi ta shikoje dhe mos të demtohet në asnje mënyrë.
Luginna Press : Ardiana para se të përfundojmë bisedën,keni diçka për të plotësuar po qe se kemi harruar për të pyetur?
Ardiana Saliu: Besoj se i thash të gjitha çka duhet ti them, dhe ju falënderoj nga zemra ju shumë.
Luginna Press : Keni ndonjë porosi për rininë shqiptare?
Ardiana Saliu: Rina shiptare është rinia më e mirë në gjithë Globin për fatekeqësisht që udhëheqësit e tyre ende nuk po ia dijnë vleren rinisë shqiptare, dhe po i fusin në humnerë të madhe për qëllime personale të tyre apo për qëllimet e tyre politike. Asgjë më të mirë dhe më të begatshme nuk ka në botë se të investosh në rini, por këtë ende nuk po e kuptojn udheheqësit politik shqiptar, që çdo gjë e kanë politizuar kjo është TURP.
Prandaj porosia më e madhe për moshatarët e mi për gjithë rininë shqiptare e kisha. JU LUTEM SI MOTËR; LARG DUART NGA POLITIKA.
Aridana ne ju falënderojmë që gjetët kohë për të bisedeuar me portalin Lugina Press
Ardiana Saliu: Falemnderit edhe juve shume Agjesnis Informative LuginaPress, si dhe juve zotëri Rijad, që ma mundesuat një intervistë për nje Agjensi Informative të Bujanovcit – Tërrnovcit, ku ky vend ka rrespekt të madhe per mua dhe e vleresoj shumë. Sepse eshte vend ku lind vetem njerëz me Intelegjencë të madhe RESPEKT PËR JU.