Home MAGAZINA Shqiptari, shikuesi i 2 miliardtë i “Gangnam Style”

Shqiptari, shikuesi i 2 miliardtë i “Gangnam Style”

104
0
SHARE

Se shqiptarët janë të prirur të jenë pjesë e ngjarjeve të jashtëzakonshme, jo vetëm në vend, por edhe në botë, e vërteton edhe fakti se një shqiptar e ka shikuar për herë të dy miliardtë videon më të klikuar në histori të YouTube, “Gangnam Style”.

Kënga “Gangnam Style” e kënduar nga PSY ka arritur 2 miliard klikime dhe ky fakt ka bërë xhiron e botës.

Por, natyrisht se në këto raportime është vënë pikëpyetja se kush ka mundur të jetë shikuesi i 2 miliardtë i këtij videoklipi.

Në redaksinë e Telegrafit ka ardhur një e-mail nga Adriatik Neziri, një shqiptar i cili ishte aq i entuziazmuar që ka qenë njeriu i dy miliardtë që e ka shikuar këtë video, sa që ka harruar edhe të tregojë nga vjen dhe sa vjeç është, transmeton Telegrafi.

Si do që të jetë, ai tregon se krejt rastësisht e ka shikuar videon.

“Unë jam njeriu i 2 miliardtë që e ka shkuar këtë video. Edhe më herët e kam dëgjuar në disko këtë këngë, ose në dasma, por kurrë në kompjuterin tim, pasi që nuk më pëlqente”.

“Dëgjova dje prej shokëve se këngë “Gangnam Style” është gati që të bëjë 2 miliardë shikime. Thash po shkoj në shtëpi e po e shikoj videon… e kërkova në YouTubve dhe papritmas doli 1.999.999.999 dhe kur klikova 2 miliard. Brohorita një herë fuqishëm, aq sa edhe në shtëpi më thanë se çfarë ka ndodhur (të frikësuar). Jam njeriu i 2 miliard që e shikova videon, i tregova familjarëve, të cilët më thanë se kjo nuk është asgjë”.

“Ndihem tepër i ngazëllyer me këtë fakt, që jam shikuesi i 2 miliard i kësaj video. E kam bërë edhe një print screen për t’iu treguar se është e vërtetë”, ka shkruar në e-mail Adriatik Neziri, i cili pretendon të jetë shikuesi i 2 miliardtë i videos historike të YouTube.

Nuk dihet ende sakt në rast se Adriatik Neziri, por nga fotografia që ai ka ofruar si dëshmi duket mjaft e besueshme. Ai është njeri me fat, por mëkat që nuk do të marrë ndonjë shpërblim nga Psy, i cili nëse e sheh këtë raport sigurisht e do ta bëjë këtë.

“Gangam Style” theu të gjitha rekordet botërore vitin e kaluar duke u bërë video me më së shumti klikime në YouTube dhe u shndërrua në një hit internacional, për shkak të videoklipit karakteristik. /Telegrafi/luginapress/