Home Aktuale Shqiptarët në Ukrainë pa mbështetjen e askujt

Shqiptarët në Ukrainë pa mbështetjen e askujt

573
0
SHARE

 

Në intervistën për agjencinë e lajmeve INA, Zaatov thotë se në krahinën e Krimesë ka shqiptarë në qytetin Gurzuf, një nga qendrat dhe qytetet më të bukura në ish-republikat sovjetike.

“Mbi 90 për qind e popullsisë së Gurzufit ka qenë më parë shqiptare, e pranishme nga shekujt 16 deri 18, por që më pas gradualisht është zhdukur, por ka raste të rralla ku është kultivuar dhe ruajtur gjuha dhe tradita shqiptare”, thotë ai.

“Një udhërrëfyes francez, Markiz Delin në memoaret e tij për Krimenë në shekullin 18 ka qëndruar në Gurzuf dhe ka pasur takime me popullsinë lokale, për shkak se ai nuk ka kuptuar gjuhën tatare, dhe ka njohur gjuhën italiane, dhe në këtë mënyrë është mirëkuptuar me banorët shqiptarë të këtij rajoni. Ata kanë shpjeguar se janë shqiptarë mysliman dhe se stërgjyshërit e tyre kanë qenë aty. Fizionima e tyre ka qenë ndryshe nga ajo e tatarëve. Ata sot janë të asimiluar, por hetohen nga gjeneza dhe fizionomia e tyre. Gurzuf ishte pushimore për krerët ish-sovjetik, por edhe një qendër dhe kamp për fëmijët nga mbarë Rusia e asaj kohe”, tha Zaatov.

Ai pranon se shqiptarët jetojnë edhe në zona të tjera të Ukrainës.

“ Në Ukrainë shqiptarët janë në rajonet e Odesës, Kirovo Gradit, dhe Zaparuzhjes. Për ta nuk po bëhet asgjë dhe nuk po përkushtohet ndonjë kujdes i veçantë. Sipas të dhënave që kemi ne si institucione, por që akoma janë jozyrtare, në Ukrainë jetojnë rreth 50 mijë shqiptarë, të shpërndarë në rajone të ndryshme, por një pjesë e madhe duke shkuar drejt asimilimit, për shkak të martesave dhe lidhjeve të përziera, si shkak i fesë ortodokse”, tha Zaatov.

Sipas tij, shqiptarët në Ukrainë, nuk kanë ndonjë përkujdesje institucionale, dhe janë të organizuar sipas mënyrës së tyre.

“Nëse nuk ka përkujdesje ata dita ditës po asimilohen, për shkak se nuk i kushtohet vëmendja apo kujdesi nga shtetet e tyre amë siç është Shqipëria apo pse jo edhe Kosova. Shqiptarët sot në Ukrainë i takojnë konfesionit ortodoks, dhe se traditat e tyre i ruajnë dhe i kultivojnë në mënyrë private dhe pa ndonjë mbështetje institucionale”, tha Zatov. /INA/

LEAVE A REPLY