Home Aktuale Shqiptarët e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës të regjistrohen nën monitorimin e...

Shqiptarët e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës të regjistrohen nën monitorimin e Ndërkombëtarëve

151
0
SHARE

Shkruan : Mr. Sc. Refik  HASANI

Kan kaluar mbi katër vjet që nga koha e rexhistrimit civilë të pasurisë dhe banesave që Republika e Serbisë, publikon  të dhëna zyrtare  se në Komunën e Preshevës  jetojnë 416 shqiptarë , Bujanoc 244,kurse në Medvegjë me më pak se njëqindë pjesëtar të nacionalitet shqiptarë  . Prandaj rexhistrimi duhet të bëhet , por nëse plotësohen disa parakushte  nëse respektohet rregullat strikte të BE-së dhe monitorohen që nga fillimi që nga formularët edhe në gjuhë shqipe duke patur një transparenc e përfaqësim deri në përpunimin dhe publikimin zyrtar të të dhënave për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë . Ne shqiptarët nga këto tri . Ne ,  më shumë se çdo popullatë kemi nevojë të regjistrohemi , por me kusht,që:

– Të bëhet regjistrimi  pasi të plotësohen disa parakushte dhe i mbikëqyrur nga BE-ja ,

– Regjistrues, Administrues, kontrollues ,këshillues   dhe minitorues në bazë të popullatës të jen shqiptarë , ndërkombëtarë dhe Serbë ,

– Përpunimi i të dhënave finalë para se të publikohen të jenë të nënshkruar nga tri palët .

– Formularët e regjistrimit të jenë edhe gjuhën shqipe ,

– Që çdo deklarim i pasurisë së qytetarit shqiptarë të bartet si e dhënë e saktë dhe të publikohet ,

– Shifrat  të sakta dhe një  statistik e përpikët e numrit të banorëve shqiptarë në këto tri Komuna dhe të paraqes pasurin e tyre  ,

– Të regjistrohet të gjithë shqiptarët e zhvendosur jo vetëm në Komunat Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë , por edhe nga qytete tjera

Nëse verët është marrë një vendim të bëhet rexhistrimi , BE-ja, të monitoroj tër procesin në  tërë shtrirjen  gjeografike që përbënë këtë Krahinë dhe që Serbia të mos ketë mundësi të zvogëloj numrin e banorëve shqiptarë në këto tri Komuna , pasi ka plane për ta paraqitur numrin më të vogël .

Regjistrimi është kërkesë , nevojë dhe domosdoshmëri që të regjistrohemi dhe të dihet numri , struktura e banorëve pasurit dhe pronat  e këtij Rajoni apo ksaj Krahine  .

001 002 003