Home Aktuale Shqiptarët e Luginës nesër votojnë për Këshillin Kombëtar

Shqiptarët e Luginës nesër votojnë për Këshillin Kombëtar

182
0
SHARE

Rreth 36 mijë shqiptarë të Luginës së Preshevës do të votojnë nesër në zgjedhjet e treta për Këshill Kombëtar të Shqiptarëve. Në këto zgjedhje shqiptarët garojnë me gjashtë lista zgjedhore, pesë janë nga partitë politike dhe një liste e shoqërisë civile. Këshilli merret ekskluzivisht me të drejtat kombëtare në arsim, informim, kulturë e simbole.

Shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe ata që jetojnë në qendra të ndryshme të Serbisë, gjatë ditës së nesërme nga ora 7 deri në orën 20 do të kenë rastin të zgjedhin pesëmbëdhjetë këshilltarët e Kuvendit të Këshillit Nacional, nga gjithsej gjashtë lista zgjedhore të pesë partive politike dhe një liste të shoqërisë civile.

Sipas një komunikate zyrtare të Komisionit Republikan Zgjedhorë, afati i azhurnimit të listave zgjedhore ka përfunduar dje, ndërsa në listën zgjedhore të pakicës shqiptarë janë regjistruar 36.044 votues. Në Preshevë, 18.281 votues shqiptarë të regjistruar në listën zgjedhore do të votojnë në 23 vendvotime, në Bujanoc 16.200 votues votojnë në 26 vendvotime, ndërsa në komunën e Medevgjës 1.563 do të mund të votojnë në 6 vendvotime.

Përkundër numrit rreth 36.000 votuesve shqiptarë për këshillin Nacional, Ministria për Administratë Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale e Qeverisë së Serbisë, për shkak të bojkotit të regjistrimit të popullatës nga shqiptarët në vitin 2011, ka zvogëluar numrin e këshilltarëve në Kuvendin e KNSH-së nga 29 në 15, e me këtë edhe buxhetin e Këshillit Nacional. Zgjedhjet e nesërme shënojnë mandatin e tretë të ekzistencës së Këshillit Nacional Shqiptarë në Serbi.