Home Aktuale Shqiprim Musliu i biri i Jonuz Musliut zgjidhet kryetar i LPD-së(video&foto)

Shqiprim Musliu i biri i Jonuz Musliut zgjidhet kryetar i LPD-së(video&foto)

134
0
SHARE

Lëvizja e Progresit Demokratik(LPD) ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme me çrast ka zgjedhur kryetarin e ri të këtij subjeti politik raporton Lugina Press.

Kryertar i ri i Lëvizjes së Progresit Demokratik(LPD)unanimisht është zgjedhur i biri i Jonuz Musliut, Shqiprim musliu.

Mledhja e kuvendit të LPD-së u hap më intonimin e himintit kombëtar e në  dërkohë u mbajt mjë minut heshtje për nderë të dëshmorëve të rënë.

”  Ne besojmë fuqishëm  se LPD, do të vazhdoj të mbetet faktor unifikues e vendimarrës i shumë proceseve politike në Luginë të Preshevës” tha Nevzad Luftiu.

Luftiu po ashtu theksoi se LPD ishte e vetmja parti politike e cila bersonte e punonte për ate që po filet sot.LPD beson që zgjdhija më e mirë për çështjen e Luginës së Prshevës është bashkimi me Kosovën.

Para të pranishmëe foli dhe Reshat Salihu i cili ngriti lartë veprën e të ndjerit Jonuz Musliu i cili njëherit ishte edhe themelues i LPD-së.  Salihu mes tjerash tha se  sot po zgjedhim kryetarin e ri të LPD-së , por nuk mund të zëvendësohet figura unifikuese e kësaj treve të shqiptarëve.

Edhe Adnan Salihu ngriti lartë veprën e të njderit Jonzu Muli, ai kujtoi dhe kohën kur së bashku kishin themeluar LPD-në.

Shqiprim Musliu pas zgjdhjes për kryetar të LPD-së, fillimisht falënderoi nënën e tij duke thënë  se diti   ta ruaj babin e tij në të gjitha ato kohra të vështira.

Musliu me plot emocione tha se do të gjejë forcë dhe motiv që me këta delegatë  dhe me këtë rini të veprojmë bashkë, të veprojmë drejtë ashtu siç na mësoi ky njeri,  duke bërë me shenjë nga fotografia e të ndjerit Junuz Musliu.

Lëvizja e Progresit Demokratik(LPD) ishte themeluar 16 vite më parë ku lider i saj ishte zgjedhur Jonuz Musliu tashmë i ndjerë. LPD është subjekt  politik i dalur nga ish  Ushtria Çlirimtare për  Preshvës Medvegjë dhe Bujanoc./Lugina Press/

 

[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=zPR0CKqHz4s ” width=”560″ height=”315″]