Home Aktuale Shqiprim Arifi ka zhvilluar takim me Kongresistin Amerikan, Eliot ENGEL

Shqiprim Arifi ka zhvilluar takim me Kongresistin Amerikan, Eliot ENGEL

265
0
SHARE

Sot në Kongresin Amerikan kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka zhvilluar takim me Kongresistin Amerikan dhe mikun e madh të Shqiptarëve Z. Eliot ENGEL.

Zotriun Engel, kryetari Arifi e ka njoftuar për situatën aktuale politike në Luginën e Preshevës në veçanti problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në të gjitha sferat vitale dhe mbi të gjitha pasivizimi i adresave të Shqiptarëve që ka filluar nga Medvegja e që po vazhdon në Bujanoc dhe në Preshevë.

Përdorimi i simboleve kombëtare dhe mos inkuadrimi i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Institucione Shtetrore dhe rikthimi i Gjykatës Themelore në Preshevë ishin temat që diskutuam dhe kërkova nga Z. Engel mbështetjen institucionale për zgjidhjen e problemeve dekadore në Luginë të Preshevës thuhet kështu në postimin e kryetarit Shqiprim Arifi në rrjetin e tijë social fb.