Home Aktuale Shpeztaria, një aktivitet i suksesshëm i Rexhep Fejzullahut nga Bukuroci

Shpeztaria, një aktivitet i suksesshëm i Rexhep Fejzullahut nga Bukuroci

763
0
SHARE

Rexhep Fejzullahu nga fshati Bukuroc është një fermer i rrallë që aplikon sistemin e kultivimit të vezëve dhe zogjëve.

Rexhep Fejzullahu nga Bukuroca për 23 vjet merret me veprimtarinë për kultivimin e vezëve, ndërkaq me rritjen dhe kultivimin e zogjëve merret për 18 vjet resht. Për Fejzullahun kjo zeje nuk është fare e vështirë sepse nga këto arrinë që të sigurojë të ardhurat familjare. Sa i përket këtij profesioni Fejzullahu është ndër të parët në Luginë të Preshevës që merret me kultivimin e zogjëve me inkubator. Me veprimtarinë e tij ai ka arritur të depërtoj edhe në tregun rajonal mirëpo kërkesat e qytetarëve tanë i mbulojnë ato jashtë vendit. Vlenë të theksohet se edhe interesimi i qytetarëve tanë për blerjen e vezëve është mjaft i madh duke arritur që vetëm brenda ditës së shtunë shiten rreth pesë mijë copa vezë është shprehur ai. Drejtuesi i kësaj veprimtarie merret edhe me 7 veprimtari të tjera të cilat funksionojnë normal. /Lugina Press/