Home Aktuale Shpëtimi i “Trepçës” i bën bashkë pozitën dhe opozitën

Shpëtimi i “Trepçës” i bën bashkë pozitën dhe opozitën

596
0
SHARE

Dy partitë më të mëdha opozitare, Vetëvendosje dhe AAK do të përkrahin nesër në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike.

Për këtë projektligj në të cilin përfshihet edhe vënia në votim për privatizimin e ndërrmarrjes “Trepça”, Vetëvendosje sipas zëdhënsit të saj, Erzen Vraniqit, do të votojë pro në parim.

“Po do të votojmë në parim”, është përgjigjur Vraniqi për Indeksonline.

Në anën tjetër, shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi, ka thënë për Indeksonline se partia e saj do ta përkrahin në parim këtë ligj, me qëllim që Trepça mos të shkojë në falimentim, për arsye të interesave të punëtorëve.

“Në parim do ta përkrahim, me qëllim që Trepça mos të shkojë në falimentim për arsye të interesave të punëtorëve, mirëpo mbi të gjitha për interesat e vendit. Mirëpo do të kërkojmë amandamente përkatëse në mënyrë që mos të manipulohet sikur me disa ndërmarrje të tjera publike, e të cilat menaxhohen nga militantët partiakë, që shiten kur të don qeveria, dhe kufizohen në zhvillim. Ne do të dorëzojmë amandamente që mbrojnë Trepçën si pasuri kombëtare për interesa të punëtorëve, të të gjithë minatorëve që historikisht e tradicionalisht kontribuan në historinë e Trepçës”, ka thënë Kadaj- Bujupi për Indeksonline.