Home Aktuale Shpërthen mina në një autobus, të paktën 25 të plagosur në Turqi...

Shpërthen mina në një autobus, të paktën 25 të plagosur në Turqi (FOTO/VIDEO)

160
0
SHARE
Të paktën 25 persona prej të cilëve 10 policë janë plagosur në një shpërthim mine në qarkun turk Mardin, pranë kufirit sirian. Incidenti ndodhi kur autobusi kaloi mbi një minë.

Sipas disa mediave turke akti terrorist ishte vepër e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Policia filloi një operacion masiv për të gjetur autorët e krimit, transmeton TetovaSot.

Ushtria turke që nga mesi i korrikut ka ndërmarrë disa operacione kundër PKK në Irakun verior dhe në territorin e Turqisë.

Si një përgjigje ndaj kësaj ofansive, PKK-ja kryen sulme pothuajse të përditshme mbi forcat turke të sigurisë

[youtube url=”    https://www.youtube.com/watch?v=iuNT0YZAsd8 ” width=”560″ height=”315″]