Home SPORT Shpërthen Granada, fundoset Barcelona

Shpërthen Granada, fundoset Barcelona

8
0
SHARE

Barcelona në shok, pas eliminimit në Champions në Vicente Calderon, katalanasit pësuan një tjetër disfatë në Los Carmenes, aty ku iu shpërtheu ndër duar Granada, jo arma por skuadra e Lukas Alcaraz që ende nuk ka siguruar mbijetesën e mposhti 1-0, një rezultat që mund ti bëjnë katalanasit t’i lajnë duart nga titulli i La Ligas,

Ishte ndeshja ku skuadra e Tata Martinos kërkonte reagimin dhe sfida nisi me pritshmërinë e një Barcelone në presion ofensiv, pavarësisht emergjencës në prapavijë që detyronte Busquets të vepronte si qendërmbrojtës, dhe pikërisht në mbrojtjen blaugrana u hap gropa që fundosi Barcën në minutën e 16.

Ndëshkuesi i katalanasve është Brahimi. Algjeriani që ndëshkoi Pinton me të djathtën e tij duke fundosur Barcelonën për të cuar në qiellin e 7 tifozët në Los Karmenes…

Në entuziazmin e avantazhit të vendasve Barca për pak pësoi dhe të dytin në minutën e 36 me Pinton që fillimisht la ti shpëtonte një top i sigurt dhe pastaj bëri mrekullinë e dyfishtë. Kalimi i cdo sekonde rriste nervozizmin në kampin e Barcelonës, me Iniestën që grindej me Iturran (39) dhe Neymar që u ndëshkua me të verdhë, në fundin e pjesës së parë.

Në të dytën Katalanasit u kthyen më agresivë por pa mundur të kalonin një Karnezis fantastik, që fillimisht u shtri në maksimum për të eliminuar të djathtën e hidhur të Fabregas në të 54, ndërsa në minutën e 63 ishte thjesht fenomenal, kur i mohoi një gol thuajse të sigurt Lionel Messit që provoi nga distanca me një goditje të bukur por pa mbrojtësin ekstrem të Granadas ti gjente trajektoren e pabesueshme në kryqëzimin e shtyllave. Vetëm një minutë më vonë tjetër mrekulli e Karnezis në tentativën e Busquets që në minutën e 75 i la vendin Sanchez për sulmin final të blaugranave. Gjithsesi Barcelona jo vetëm që nuk arriti të bëhej e frikshme, por u drodh vetë pasi në minutën e 88 ishte pranë pësimit të një tjetër goli, dhe shpëtoi vetëm falë ndërhyrjes së mrekullueshme të Pintosd ndaj El Arabit në dy kohë. Barcelona nuk mundi të bënte asgjë deri në fund dhe vërshëllima finale sanksionon ndoshta rënien e perandorisë futbollistike të Barcelonës me betejat fatale nga 9 deri në 12 prill 2014, me katalanasit që pasi i hapën rrugën Atletikos në champions tani e lancojnë edhe drejt fitimit të La Ligas.