Home Aktuale Shpaloset pllaka përkujtimore e dëshmorit të kombit Nijazi Azemit

Shpaloset pllaka përkujtimore e dëshmorit të kombit Nijazi Azemit

67
0
SHARE

 Në fshatin Stanec të malësisë së Preshevës Familjarë , bashkëluftëtarë , veteran të luftës dhe shumë qytetarë nga Lugina me një minutë heshtje kanë nderuar veprën e dëshmorit Nijazi Azemi,ku dhe kanë shpalosur pllakën përkujtimore të komandant Mjekrës.

Babai i Nijazi Azemit u ndje i emocionuar pasi me këtë rast u gjet dhe në vendin ku biri i tij ishte deri në momentet e fundit të jetës.Për veprën e Nijazi Azemit foli edhe Kryetari i OVL – se UÇPMB-së  Nazmi Hajredini. Qani Nuredini bashkëluftëtar i Komandant mjekrës në 13 vjetorin e rënies së Nijazi Azemit  rrëfen  për ditën e vrasjes së komandat mjekrës,kur ai u përball me forcat policore serbe për ti dalë në ndihmë luftëtarëve të tij.Dr.Prof.Jahi Murati i dhuroi një libër prindit të ijazi Azemit,libër ky i cili flet për karadaken e Preshevës e pikërisht për fshatin Stanec. Ndërkaq po në këtë ditë janë  bërë homazhe  nga bashkëluftëtarët e UCPMB-së në varrezat e dëshmorëve në qytetin e Vitisë. Ndërsa Mustafë Shaqiri ish komandant i Zonës Operative të Preshevës dhe  tha se qytetarët e Luginës duhet që çdo përvjetor të jenë në Viti , për të nderuar veprën e komandant Mjekrës.Manifestimi tradicional gjithëkombëtar  kulturo e sportiv  “Flakadani Karadakut”,është  mbyllur me homazhe në kompleksin memorial të dëshmorëve ku pushon edhe trupi i komandant Mjekrës .