Home Aktuale Shorti i LK: Bayern përballë United

Shorti i LK: Bayern përballë United

123
0
SHARE

Bayern Munich është caktuar të përballet me Manchester United në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës ka përcaktuar katër sfidat çerekfinale të garës evropiane.

Sfida e parë e përcaktuar ishte ajo në mes të Barcelonës dhe Atletico Madridit,që do të jetë e vetmja sfidë në mes të dy skuadrave nga i njëjti vend.

Ndryshe, skuadra e tretë spanjolle në garë, Real Madridi, do të kërkojë t’i hakmerret Borussia Dormundit, pas eliminimit nga gara sezonin e kaluar.

Ish-kampioni i garës, Chelsea, është caktuar të përballet me Paris Saint Germain.

Ndërkohë, sfida kryesore e çerekfinales, ajo mes Bayern Munich dhe Manchester United, përveç që do jetë një sfidë gjigantësh do të vendosë përballë njëri tjetrit edhe dy shqiptarët e mbetur në garë, yllin në ngritje të United, Adnan Januzaj, dhe më të mirin që për momentin kanë shqiptarët, mesfushorin e Bayernit, Xherdan Shaqirin.

Disa fakte rreth sfidave të përcaktuara:

  • Manchester United ëshë përballur me Bayern München nëntë herë në përgjithësi, të gjitha herët në kuaëdër të Ligës së Kampionëve. Skuadra angleze ka fituar vetëm një nga katër sfidat në shtëpi kundër rivalit gjerman. Edhe në fitoren e vetme, 3-2 në sezonin 2009/10, ajo nuk ishte e mjaftueshme për kualifikim pasi Djajtë e Kuq u eliminuan në bazë të rregullit të golave në udhëtim.
  • – Chelsea është i pamposhtur në dy takimet e mëhershme me Paris Saint-Germain, të dyja në fazën e grupeve të garës evropiane në sezonin 2004/05, që ishte sezoni i parë i José Mourinho në Stamford Bridge. Klubi londinez fitoi 3-0 në Paris para se të nxjerrë barazim 0-0 në shtëpi.
  • Real Madrid dhe Borussia Dortmund u takuan në gjysmëfinale të sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve, me skuadrën nga Bundesliag që shkoi në finale me rezultat tëpërgjithshëm 4-3.
  • – Barcelona kurrë nuk është përballur me Atletico Madrid në garat evropiane.

Kush mendoni se do të kualifikohet në gjysmëfinale të garës? Jepni parashikimin në hapësirën për komente!