Home Aktuale Shoqata Kulturore “DITURIA”, viziton Universitetin “18 Mars” në Çanakala të Turqisë

Shoqata Kulturore “DITURIA”, viziton Universitetin “18 Mars” në Çanakala të Turqisë

155
0
SHARE

Një delegacion i Sh. K.”DITURIA”, qëndroi  në vizit një ditore më 15.maj. 2016, (e hënë) në Universitetin “18 Mars”  të Çanakalas  të Republikës së Turqisë.

Delegacioni nga Lugina e Preshevës  u prit nga doç. Dr.  Aşkın Koyuncu, koordinator i Zyrës për student  të huaj. Ndihmës Koordinatori pranë kësaj zyre z. Zija Shehu. Vizita pastaj vazhdoi te prorektori i këtij Universiteti prof.  Dr.  Suha Ozden dhe Rektori prof. Dr. Juxhel Axher.

Drejtori i Sh.K. “DITURIA”, Mr.Nexhmedin Ademi i njoftoi nikoqirët për situatën e rëndë ekonomike dhe sociale në vendin tonë.  Ai falënderoi autoritetet e këtij universiteti për interesimin e shtuar për gjendjen e arsimit në Luginë të Preshevës.  U përmendën modalitetet e mundshme të bashkëpunimit në fushën e arsimit. Sidomos mundësit që ofron Universiteti i “18 Marsit”, për vazhdimin e studimeve deridiplomike dhe postdiplomike.

Autoritetet e këtij Universiteti në krye me rektorin prof.  Dr.  Yuxhel Axher, shprehën gatishmërinë për të ofruar bashkëpunim profesional në të gjitha fushat ku paraqitet nevoja emergjente, sidomos në fushën e arsimit dhe edukimit. Shoqata ka bërë njoftimet e nevojshme për maturantët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në Çanakala të Turqisë.

U diskutuan mundësit  që një delegacion i zgjeruar i qytetit të Çanakalas ta vizitoj Luginën e Preshevës.

img1

img3 img2

Njofton shërbimi për informim pranë Shoqatës Kulturore “DITURIA”