Home Aktuale SHOQATA KULTURORE “DITURIA” SHTRON IFTAR PËR NDER TË MUAJIT TË RAMAZANIT

SHOQATA KULTURORE “DITURIA” SHTRON IFTAR PËR NDER TË MUAJIT TË RAMAZANIT

708
0
SHARE

 Iftari u shtrua të shtunën e dytë të muajit të bekuar  të ramazanit. Pjesëmarrës në iftar ishin: profesorë, student, nxënës, aktivist të shoqatës nga Presheva dhe disa nga Bujanoci. Numri i  pjesëmarrësve ishte rreth 150 veta.

Drejtori i shoqatës Mr.  Nexhmedin Ademi të pranishmit i përshëndeti me një fjalë  rasti. Ai në mes tjerash përkujtoi vlerat e  muajit të ramazanit, si dhe pritshmëritë që duhet të fitojnë nga ky muaj i bekuar. Gjeneratat e reja duhet të përfitojnë nga serioziteti dhe disiplina e fituar gjatë këtij muaji për të qenë të suksesshëm në jetën e tyre. Secili i ri vetit duhet t’i vendos qëllimin, diturinë dhe ekspertizën, vullnetin dhe forcën si dhe durimin në rrugëtimin e formimit intelektual dhe akademik. Janë këto parime të cilat në një mënyrë apo tjetër i përcjell padyshim shkolla dhe urtësia e ramazanit.

Në kuadër të aktiviteteve të  ramazanit Shoqata  Kulturore “DITURIA” ka nxjerr botimin e revistës,”Freskia”, si dhe planifikon të realizoj edhe disa aktivitete tjera.