Home Aktuale Shoqata Kulturore “Dituria” përuron revistën “Freskia”

Shoqata Kulturore “Dituria” përuron revistën “Freskia”

113
0
SHARE

Mbrëmë më datë 16. 06. 2015 në ambientet e Shoqatës Kulturore ”DITURIA”, u mbajt promovimi i numrit të parë të revistës kulturore, informative, fetare “FRESKIA”.

4
Para një auditoriumi të zgjedhur, dashamirë të fjalës së shkruar, veprimtarë, përfaqësues të jetës kulturore, politike, media nga Lugina e Preshevës panelist të ftuar me këtë rast ishin Alixhemal Salihu, prof. i gjuhës shqipe nga Presheva dhe dr. Zeqirija Ibrahimi, albanolog.
Prof. Ali Xhemali, foli lidhur me përmbajtjen e revistës, duke u ndalur në lëshimet gjuhësore dhe nevojën e përdorimit të leksikut të pastër nga gjuha e pasur shqipe. Ai përmendi rëndësinë që ka zhvillimi i jetës kulturore në Luginë të Preshevës, me shpresë se sado pak do të kontribuoj edhe botimi i kësaj reviste në këtë drejtim.
Zeqirija Ibrahimi foli mbi rëndësinë që duhet të ketë kjo revistë për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Është kënaqësi që po bëhet një botim i kësaj natyre këtu në Luginë të Preshevës. Tematikat e përfshira në revistë, duhet të përfshijnë aktualitetet që kanë të bëjnë me jetën e shqiptarëve të Luginës. Profili i revistës duhet të dallohet me shkrime nga fusha që e prekin traditën fetare në pajtim me trashëgiminë nacionale shqiptare. Ai e përfundoi fjalimin e tij se ky hap mundë të jetë i vogël për Shoqatën Kulturore “DITURIA”, por i madh për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Moderatori Nexhmedin Ademi, foli për aktivitetet kulturore të shoqatës dhe historikun e idesë së botimit të kësaj reviste. Është e rëndësishme të ceket se pothuajse të gjithë autorët e shkrimeve janë nga Lugina e Preshevës. Kjo jep shpresë se Lugina ka potencial intelektual dhe akademik për të trajtuar fenomenet social kulturore dhe politike në përditshmërinë e tyre.