Home Aktuale Shoqata Kulturore “Dituria” dega në Bujanoc, prezenton projektin “Rrethi Rinor”

Shoqata Kulturore “Dituria” dega në Bujanoc, prezenton projektin “Rrethi Rinor”

218
0
SHARE

   Shoqata Kulturore “Dituria” dega në Bujanoc, prezenton projektin “Rrethi Rinor”, në të cilin do të marrin pjesë të rinjët e Komunës së Bujanocit.

 

     Blerim Iseni zëvendës koordinator i kësaj shoqate bënë të ditur se ky projekt i afron të rinjëve seminare dhe trajnime të ndryshme.

” Projekti “Rrethi Rinor” i ofron të rinjëve një sërë seminaresh dhe trajnimesh. I udhhequr nga një ekip i trajnerëve kreativ, ofron mundësi për të fituar njohuri  të dobishme dhe aftësi që do të shërbejnë gjatë shkollimit dhe punësimit të të rinjëve” është shprehur Iseni.

Ndërkaq  ciki i parë i trajnimeve në kuadër të programit “Rrethi Rinor, ka për qëllim krijimin e vetëdijes kritike për të njohur diversitetin kulturor, gjuhësorë dhe etnik si vlerë njërzore.

Iseni nga  Shoqata Kulturore “Dituria”     ftonë  të gjithë nxënësit dhe studentët nga mosha 15 deri 20 të aplikojnë në këtë trajnim.  Trajnerët e këtij projekti janë :Blerim Iseni, Fismir Jahiu,  Rinor Aliu,  Mili Ismaili,  Mevlude Osmani dhe  Merita Isufi

Formularin për aplikimin, mund ta shkarkoni online në linkun e më poshtëm

Aplikimi për trajnim – Rrethi rinor  dhe të dërgoni në e-mail (dituria.bujanoc@gmail.com) ose të apikoni tek zyra në Bujanoc.

Afati i fundit për aplikim është deri më 08.11.2017. Të drejtë aplikimi kanë vetëm kandidatët nga komuna e Bujanocit./Lugina Press/