Home Aktuale Shkup:Anita Bajrami nga Tërnoci dekorohet për esen më të mirë

Shkup:Anita Bajrami nga Tërnoci dekorohet për esen më të mirë

219
0
SHARE

Anita Bajrami nga Tërnoci i Bujanocit,  studente në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup është dekoruar   për esen më të mirë.

Në Shkup dje është në hapur  edicioni i  pestë i  Javës Evropiane “Ditët e Evropës”, të organizuar nga Instituti për studime ndërkombëtare dhe politike, në komunën e Çairit.

Në këtë ngjarje morrën pjesë,  Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, zëvendëskryetari i Qeverisë, i angazhuar për çështje  evropiane, Bujar Osmani, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe Ylber Sela, drejtor i Institutit.Kjo ngjarje po shënohet me aktivitete të ndryshme.

Me këtë rast eseja më e mirë është zgjedhur ajo e Anita Bajramit nga  Tërnoci i Bujanocit studente në Universitetin Ndërkombëtar në Shkup.\Ajo është studente në drejtimin marëdhënie me publikun./Lugina Press/