Home Aktuale Shkup, vendosen edhe pesë përmendore të reja!

Shkup, vendosen edhe pesë përmendore të reja!

222
0
SHARE

Përmendoret e reja në qytetin e Shkupit po shfaqen si këpurdhat pas shiut. Në orët e hershme të mëngjesit sot në qytetin e Shkupit janë vendosur edhe pesë përmendore të reja raporton Alsa-M.
Siç mëson Alsat M, përmendoret e reja që po vendosen në Shkup janë ato të heronjve Petre Toshev, që do të qëndrojë përballë shtatores së Hasan Prishtinës, përmendorja e Andon Lazov Janev – Qoseto që aktualisht po ngrihet tek kompleksi i Gjykatave, ajo e gjeneralit Mihajlo Apostolski e cila po vendoset tek rreth-rrotullimi afër Hotel Kontinentalit, përmendorja e Gjorgji Sugarevit afër kompleksit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, si dhe përmendorja e Nikolla Petrov Rusinskit, tek bulevardi “Filipi II” apo më saktësisht afër Teatrit Kombëtar Maqedonas. Përkundër intensitetit të vendosjes së përmendoreve të heronjve maqedonas, përmendoret shqiptare të premtuara prej vitesh tashmë në kuadër të projektit “2014”, vazhdojnë të mbeten thjesht premtime. Pra asnjë gjurmë nga përmendoret e personaliteteve shqiptare si Josif Bageri, Nexhat Agolli dhe Pjetër Bogdani.

al2 al3 al4 al 1