Home Aktuale Shkup, lirohen shumica e protestuesve të dhunshëm

Shkup, lirohen shumica e protestuesve të dhunshëm

131
0
SHARE

Vetëm ndaj 5 vetave nga 27 protestuesit e ndaluar mbrëmë nga policia është shqiptuar masë paraburgimi prej 7 ditëve si dhe kallëzim penal për sjellje të dhunshme gjatë protestës së mbajtur të martën në mbrëmje në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit.

Ndaj grupit tjetër është shqiptuar masë penale me një dënim prej 700 eurove, për pjesëmarrje në turma dhe dhunë.  Këto vendime janë shqiptuar nga Gjykata penale në Shkup.

Grupi i 27 protestuesve të dhunshëm të martën në mbrëmje gjatë protestës kanë sulmuar policinë si dhe kanë demoluar lokale.

Siç bëhet e ditur, gati të gjithë pjesëmarrësit janë tifozë të klubeve sportive dhe nuk janë banorë të lagjes Gjorçe Petrov në Shkup. Protestat e dhunshme dhe vandaliste u organizuan në shenjë revolte pas vrasjes së të riut maqedonas Angel Petrovski nga një bashkëmoshatar shqiptar. (INA)