Home Aktuale Shkollat shqipe janë furnizuar me tekstet shkollore falas në gjuhën shqipe

Shkollat shqipe janë furnizuar me tekstet shkollore falas në gjuhën shqipe

34
0
SHARE

Kryeshefi i administratës shkollore në Leskoc që janë përgjegjëse për rrethin e Pçinjës dhe Jabllanicës Tomislav Nikoliq ka deklaruar se të gjitha tekstet shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptar nga klasa e parë deri në klasën e katërt janë dërguar nëpër shkollat fillore me programin pa pagesë.

“Të gjitha shkollat fillore shqiptare që kanë kërkuar në kuadër të programit për tekste shkollore falas për nxënësit e klasës së parë deri në klasën e katërt, të gjitha iu janë dorëzuar. Këto libra janë shtypur në shtypshkronjë në Preshevë” ka thënë Simonoviq. (Presheva.com/LuginaPress.com)