Home Aktuale Shkollarët me letra të hapura kryetarit: Ja cka kërkojnë ata nga Komuna

Shkollarët me letra të hapura kryetarit: Ja cka kërkojnë ata nga Komuna

95
0
SHARE

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ditën e premte ka caktuar ditë takimi me qytetarët.
Përvec qytetarëve që takohen cdo javë për ti shprehë brengat e tyre me të cilët preokupohen qytetarët e Preshevës, ata kanë marrë kërkesa nga fëmijët, gjegjësisht shkollarët.

“Ditëve të fundit kam pranuar shumë letra nga shumë nxënës, që me kërkesat e tyre edhe një herë na tregojnë realitetin në të cilin jetojmë, me mungesë parqesh për fëmijë, me mungesë trotuaresh ku ata çdo ditë duhet të ecin nëpër to për të shkuar në shkollë, me frikë nga qentë endacak” ka thënë kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi.

Ai thotë se me një qytet me më shumë të rinj, është investuar më së paku për ta.

“Andaj, të dashura nxënëse e nxënës, me dashurinë dhe respektin më të madh që kemi për ju, jemi duke luftuar çdo ditë për rrugën drejt ndryshimit, ndryshim i cili nuk është garancion për një jetë më kualitative por një mundësi të cilën duhet ta shfrytëzojmë duke kontribuar secili nga ne në shoqërinë tonë, secili me detyrimet dhe përgjegjësinë që na takon, andaj përveç parqeve dhe shumë mundësive tjera që do tju ofrojmë juve në të ardhmen , gjithashtu dhuratat më të rëndësishme që duhet dhe jemi të obliguar t’ua japim janë – rrënjët e përgjegjësisë si dhe flatrat e pavarësisë suaj intelektuale si parakushte për një jetë sa më kualitative.” ka shkruar ai.

Ja disa nga letrat e nxënësve të cilët kanë shprehë kërkesat e tyre për kryetarin e komunës.

letra-01 letra-02 letra-03 letra-04 letra-05 letra-06 letra-07 letra-08