Home Aktuale Shkolla “Naim Frashëri ” në Bujanoc shënoi përvjetorin e themelimit (Foto)

Shkolla “Naim Frashëri ” në Bujanoc shënoi përvjetorin e themelimit (Foto)

2298
0
SHARE

Shkolla fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc sot ka shënuar 50  vjetorin e nismës së paraleles së pare  në vitin 1968 me 28 nxënës me mësuesin e parë Gani Alishani.

Me një program kulturo artistic është shënuar sot përvjetori i ditës së shkollës fillore”Naim Frashëri në Bujanoc.

Në shënimin e ditës së kësaj shkolle morën pjesë përfaqësues të pushtetit lokal të Bujanocit, të KKSH-së, veteran të arsimit, mësimdhënës  dhe nxënësit e kësaj shkolle.

Të  pranishmit i përshëndeti drejtori i shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, Vesel Sejdiu i cili njëherit elaboroi historikun e shkollës.

Me këtë rast u ndanë mirënjohje për nxënësit të cilët kanë treguar suksese në gara shkollore, arsimtarët që kanë përgaditur nxënësit, për arsimtarët  e kësaj shkolle të cilët kët vitë kanë dalur në pension dhe për donatorët të cilët ndihmojmë këtë shkollë.

Manifestimin  e begatoi programi i përgaditur me nxënësit e kësaj shkolle./Lugina Press/